Kush është Boris Johnson? 55 vjeçari, Kryeministër i ri i Britanisë së Madhe ka lindur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara në vitin 1964. Ka përfunduar Shkollën Europiane në Bruksel dhe më pas ka kryer studimet në Universitetin e Oksfordit. Duke zhvilluar një personalitet eksentrik, Boris u bë shumë i njohur.

Jeta politike e Johnson ka nisur në vitin 2001 ku u zgjodh deputet, ndërsa deri më sot ka shërbyer edhe si kryebashkiak i Londrës dhe Ministër i Jashtëm.

Gafa, gënjeshtra dhe skandale.Karriera e Boris Johnson është e mbushur me gafa, gënjeshtra dhe skandale. Në vitin 2017, në rolin e Ministrit të Jshtëm, ai vuri në rrezik jetën e një shtetasje britanike, të ndaluar nga Irani për akuza spiunazhi. Boris është i njohur edhe për komentet raciste ndaj myslimanëve dhe komunitetit LGBT. Në lidhje me Brexit, Boris është prezantuar edhe si gënjeshtar, të paktën në deklaratën e tij se Britania paguante ndaj BE-së 350 milionë paundë në javë.

Jeta private Jeta private e Johnson ka qënë e trazuar. Ai është martuar dhe ndarë dy herë, për shkak të lidhjeve jashtëmartesore që kishte. Edhe pse i molepsur me skandale, Boris Johnson ka ditur të “luaj” duke mos e kompromentuar pozitën e tij politike.