Moderatorja e njohur Arbana Osmani është përfshirë para pak minutash në një aksident në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Në pamjet e siguruara nga Faxweb Arbana shihet se ka përplasur makinën e saj me një tjetër automjet, që drejtohej po ashtu nga një grua.
Osmani shfaqet mjaft e shqetësuar, ndërsa pranë saj qëndron dhe i dashuri i saj Eduart Grishaj.
Ndërkohë disa punonjës të Policisë po kryejnë verifikimet e rastit.