Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin e tij për Sigurinë, John Bolton.

Lajmi bëhet me dije nga vetë presidenti Trump, nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale.

“Unë e njoftova John Bolton mbrëmë, se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë,” shkroi ai.

“Unë nuk pajtohesha me shumë nga sugjerimet e tij,” shkruajti zoti Trump, duke shtuar se një këshilltar i ri i sigurisë kombëtare do të emërohej javën e ardhshme.

Përplasja e Trump me Bolton thuhet se ka ndodhur për çështjen e talebanëve.

Bolton kujtojmë gjithashtu, që ishte një nga ideatorët për marrëveshjen e re Serbi-Kosovë, e cila parashikonte edhe ndarjen e kufijëve.(TemA)