Kryeministri Rama sic kishte lajmeruar me heret, ka hedhur ne gjyq gazetarin Gjerman Peter Tiede, i cili ne pergjimet e publikuara ne BILD, ka abuzuar sipas Rames duke marre neper kembe dinjitetin e njerezve.
Rama me ane te nje postimi ne twitter, lajmeron se sapo i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD!
Me tej, Rama thekson se ”E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.”
Kryeministri Rama në Twitter:
Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.