Barcelona nuk po kalon një formë të mirë këtë sezon. Edhe pse është në vendin e parë në kampionat me 22 pikë, skuadra nuk po luan futboll të mirë dhe nuk bind me paraqitjet.
Padyshim që një pjesë të fajt për këtë e ka dhe trajneri Ernesto Valverde, që përderisa vazhdojnë këto gabime, është në rrezik. Dhe duket se ky do të jetë sezoni i fundit për të, te katalanasit.
Mediat iberike kanë raportuar se Ronald Kuman, është alternativa më e mundshme për stolin e katalasve. Trajneri i Holandës ka një kontratë me Kombëtaren, por mësohet se në rast se thirret nga Barcelona ai mund të lirohet.
Këtë e ka konfirmuar vet trajneri për “Fox Sport”. Kjo gjë mund të ndodhë vetëm pas Europianit të 2020-ës, aty ku me shumë mundësi do të jetë edhe Holanda.