Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënjuar sot në Librazhd. Një automjet tip “Golf” ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, 66-vjeçari me inicialet K.V si edhe një 36-vjeçare me inicialet SH.V.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Qukës-Stavraj-Librazhd.

Të lënduarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po zbulon shkaqet e aksidentit. /Lexo.al/