Markos Llorente nuk ka ndërmend të largohet nga klubi i “Real Madridit”, me të cilin sapo është shpallur edhe kampion bote për klube.

Mediet spanjolle shkruajnë se mesfushori 23-vjeçar, është i lumtur te kampionët e Europës dhe për asnjë moment nuk ka menduar largimin në një tjetër klub gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori, i cili u shpall edhe lojtari i ndeshjes në finalen e Kupës së Botës për klube të fituar ndaj “Al Ain”, me uljen të Santiago Solarit në stolin e trajnerit është kthyer në një pikë kyçe për madrilenët duke zhvilluar disa paraqitje të mira.

Llorente është produkt i akademisë së “Realit të Madridit”, ndërkohë që kontrata e tij me klubin përfundon më qershor të vitit 2021.