Qindra e mijëra shqiptarë kanë aplikuar për llotarinë amerikane.
Ambasada Amerikane njoftoi se se ata që kanë aplikuar do të njihen me përgjigjen e saj.
Aq i madh ka qënë numri i personave që kanë kontrolluar për përgjigjen on-line, saqë ka rënë serveri në faqen zyrtare.
Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur, për mënyrën se si do të aplikojnë për veten e tyre si dhe për anëtarët e tyre të familjes.
Gjatë 5 viteve të fundit numri i aplikantëve shqiptarë për llotarinë amerikane ka kaluar cdo rekord të imagjinueshëm.