Ditën e sotme nisën bisedimet në Luksemburg për formimin e një koalicioni të ri qeveritar, një ditë pas zgjedhjeve legjislative shënuar nga një dobësim i partive të mëdha dhe një avancim i ambjentalistëve.

Sipas procedurës kryeministri në ikje, liberali Xavier Bettel paraqiti dorëheqjen e qeverisë së tij Dukës së Madh Henri, i cili e ngarkoi të çojë përpara çështjet e qeverisë deri në formimin e një kabineti të ri qeverisës.

Duka i Madh emëroi më pas një ”informator”, një person i cili në Luksemburg ka si detyrë për të shqyrtuar se cilat parti politike mund të dakortësohen për formimin e qeverisë, njoftoi Oborri i Dukës së Madh pasditen e sotme.