Alfred Peza
Luli do edhe akullore, edhe çokollatë. Edhe zgjedhje lokale, edhe zgjedhje parlamentare.
I do jo vetëm të dyja njëherësh, por edhe të parakohëshme.
E paska thënë sot në turin e monologut në Shkodër, ku qenka treguar të paktën njëherë i sinqertë me veten:
“Është në dorën e qytetarëve që ta afrojnë këtë datë sa më shumë!”
Tani ka dy mundësi: Ose Luli ka 85% të shqiptarëve me vete dhe po të dojë e cakton datën kur do ai.
Ose atë e mbështesin vetëm ato 30-40 veta që takon në çdo qytet dhe zgjedhjet e radhës do bëhen në qershorin e 2021.
Sepse të zihesh “dy herë mat” dhe të kërkosh “edhe akullore, edhe çokollatë”, këtë film të ri me shqiptarët vetëm Luli mund ta luajë!
Ndaj, fli edhe pak Luli, fli. Ke edhe 20 muaj kohë, deri atëherë