Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e parë në merkaton e verës. ‘Djajtë e kuq’ kanë transferuar nga Sëansea futbollistin 21-vjeçar Daniel James, i cili luan si sulmues krahu. Lajmi për 21-vjeçarin është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit ku pavarësisht se nuk thuhen detaje të tjera mediat angleze kanë arritur të zbulojnë se për futbollistin United ka paguar 18 mln paund.

Ndërkohë në Itali edhe Napoli ka zyrtarizuar blerjen e parë, që qartazi përkthehet në një lajm jo të mirë për Elseid Hysajn. Klubi që drejtohet nga trajneri Carlo Anchelotti është përforcuar në krahun e djathtë të mbrojtjes me futbollistin Giovanni Di Lorenzo, i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer te Empoli ku ka luajtur 38 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola e dhuruar 3 asiste. Duke parë që në këtë krahë luan edhe Malcuit, Hysaj me shumë mundësi gjatë verës do të largohet nga të kaltërit.