Manchester United është çmendur pas talentit holandez, Mathijs de Ligt.
Sipas gazetës katalunase Sport, “Djajtë e Kuq” janë në gjendje t’i ofrojnë De Ligtit një kontratë të madhe me pagë prej 14 milionë euro në sezon.
Kjo pagë i bie të jetë 236 mijë sterlina apo 269 mijë euro në javë, 38 mijë në ditë apo 1.600 euro në orë, pagë që do ta vendoste atë pranë fituesve më të mëdhenj te Manchester United.
Nënshkrimi i De Ligt do të goditje e madhe për Unitedin në tregun e transferimeve pasi ai për momentin është lojtari më i kërkuar në Europë.
Barcelona transferoi mesfushorin Frenkie De Jong, ndërsa kohët e fundit u raportua se në “Camp Nou” do të transferohet edhe shoku i ngushtë i tij, De Ligt.
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm të 19-vjeçarit me Ajaxin, agjenti i De Ligt, Mino Raiola, beson se oferta e Barçës duhet të rritet.
Blaugranët thuhet se nuk janë të gatshëm të hynë në ankand dhe duan që lojtarit t’i dëgjohet dëshira për të luajtur prapë me De Jongun.