7 ekspertë amerikanë, nën shoqërimin e Mark Gjonaj, shqiptari që është këshilltar Bashkiak në Nju Jork kanë mbërritur për të inspektuar shkollat në vendin tonë pas tërmetit të fuqishëm. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti Ilir Meta. “Takim vëllazëror me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.

Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira.”– shkruan Meta.