Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat e tyre kanë organizuar dhe surprizuar ditën e sotme 5-vjeçarin Xhulio, në Maliq të Korçë. Në postim nga vetë Ministrja Manastirliu thuhet se Xhulio dhe tre motrat e vëllezërit e tij po marrin mbështetje maksimale nga strukturat e shërbimit social në territor. Gjithashtu po pergatitet edhe dokumentacioni për marrjen e statusit “Jetim”.
Postimi i Ministres Ogerta Manastirliu: Gëzuar ditëlindjen Xhulio? Strukturat tona të shërbimit social i kanë organizuar një festë surprizë 5-vjeçarit të mbetur pa prindër në Maliq të Korçës. Katër fëmijët jetimë po marrin mbështetje maksimale nga strukturat e shërbimit social në territor. ??Menjëherë u përgatit dokumentacioni për marrjen e Statusit të Jetimit; ??Deri në marrjen e një vendimi nga gjykata lidhur me kujdestarinë e tyre, fëmijët do të qëndrojnë pranë motrës së madhe. ??Ditën e sotme u ofruan pako ushqimore për fëmijët.