Bebe Rexha tregon se në hapat e parë të karrierës së saj ka pasur takime me producentë të cilët kanë qenë shumë të frikshëm.
Duke qenë se vetë Bebe paska kaluar një rrugë të vështirë në botën e muzikës, është shprehurt se dëshiron të mbrojë edhe gratë e tjera. “Unë dua të krijoj një mjedis të sigurt për gratë”- u shprej këngëtarja për Cosmopolitan.
Bebe zbulon se producenti me të cilin kishte punuar në fillim, e kishte bashkuar këngëtaren me disa kantautorë dhe muzikantë që ngjanin si të dr oguar.
“Ishte një producent tjetër që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq t’i vendoste duart më lartë gjunjëve të mi, dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë.” ka rrëfyer Bebe, teksa shton se ky është një person mjaft i famshëm në ditët e sotme.
“Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”.-është ky një tjetër rast që Bebe tregon nga eksperiencat e saj.