Dje hyri në fuqi për herë të parë Kongresi më i majtë në hitorinë e vonshme të Meksikës, duke filluar një epokë të re për politikën e vendit.
Partia e presidentit të sapozgjedhur, Andres Manuel Lopez Obrador Morena dhe partnerëve të tij ka një maxhorancë absolute në Kongres, diçka që nuk kishte ndodhur në vend që kur e djathta, Partia Revolucionare Institucionale (PRI) humbi maxhorancën në vitin 1997.
Lopez Obrador, i cili fitoi në zgjedhjet e korrikut dhe që do të marrë zyrtarisht funksionet e tij në 1 dhjetor, ka premtuar një program radikal reformash.
Partia më e madhe opozitare në Kongresin e ri është Partia për Veprim Kombëtare (PAD, e djathtë).
Ndërsa partia PRI e presidentit në ikje, Enrique Pena Nieto, që ka dominuar politikën e vendit për 70 vite, është reduktuar në një forcë më të vogël.