Denis Suarez u prezantua ditën e sotme tek Selta Vigo, tek të cilët u transferua nga Barcelona.

Në intervistën e parë të dhënë për mediat, mesfushori u shfaq shumë i lumtur për aventurën e re: “Unë jam shumë i lumtur që u riktheva në shtëpi. Njerëzit janë të lumtur për kthimin tim. Është një mundësi shumë e madhe, për të vazhduar të rritem si lojtar. Unë isha duke kërkuar për një vend ku të ndihesha i vlefshëm. Tani e tutje qëllimi im është të ndihmoj Selta Vigon, të rritet për ta çuar në vendin ku e meriton, e cila është Evropa.”– u shpreh 25-vjeçari.