Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së figurës së Ismail Qemalit, presidenti Ilir Meta ka marrë pjesësot në ceremoninë e vendosjes së emrit të themeluesit të shtetit shqiptar në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz.
Presidenti është shfaqur në krah të Xhelal Mziut ndërsa nuk ka kursyer as vlerësimet.
Por pak orë më vonë, bashkëshortja e Metës ka zgjedhur pikërisht Kamzën për një takim me strukturat e partisë që drejton.
Monika Kryemadhi ka bërë thirrje që të nis organizimi për protestën e 16 shkurtit pikërisht nga kjo bashki.
“Bashkia e Kamzës, është një bashki që qeveria e shikon si periferi, 99% e banorëve të Kamzës kanë ardhur kryesisht nga veriu, si Kuksi dhe Dibra nga jam unë, por të gjithë janë njerëz punëtorë.
Dhe në fakt gjithmonë janë parë si njerëz që janë kalimtarë, nuk i kanë parë asnjëherë me syrin që janë qytetarë. Ndoshta qytetarët e Kamzës mund të mos kenë diploma të mëdha apo doktoratura si puna ime, por kanë një zemër të madhe dhe mendje të ndritur.
Ndaj le të fillojë organizimi i LSI për protestën e 16 shkurtit nga kjo bashki, që ka pasur në zemër të saj revoltën ndaj çdo padrejtësie.
Të përmbysim këtë regjim që grabit çdo ditë e më shumë shqiptarët. Kemi nevojë një orë e më shumë të rrëzojmë këtë sistem që dhunon të varfërit për të pasuruar të pasurit.
Të ngrihemi të gjithë kundër këtij sistemi të kalbur.
Ky sistem ka vetëm një emër, dhe emri është i Edi Ramës që ka marrë peng PS-në, qeverinë, parlamentin shqiptar. Vetëm të bashkuar ne mund t’i bëjmë ballë këtij” , tha Kryemadhi.
Gjithe kjo dashuri brenda një dite për Kamzën, nga çifti Meta-Kryemadhi…!
Me sa duket eshte dhe nje presion ndaj Lulzim Bashes qe ta rikandidoje serish Xhelal Mziun ne Kamze, ndryshe…!