Kryetari i KQZ Klement Zguri u largua nga mbledhja e KQZ duke thënë se nuk mund të gjykohet vendimi i presidentit Meta, e ndërsa nënkryetari Denar Biba thotë të kundërtën. Biba përmendi nenet dhe aspektet ligjore duke thënë se Meta me vetëdije refuzon të zbatojë detyrimin kushtetues për të përcaktuar një datë zgjedhjesh, që duhet të jetë siç është përcaktuar çdo katër vjet. Biba ka gjithashtu se KQZ ka detyrimin për tu mundësuar qytetarëve që të zgjedhin me 30 qershor.

Denar Biba: Doja që të flisnim në lidhje me objektin për të cilin është thirrur mbledhja, meriton të thuhet diçka edhe në lidhje me dekretin. Jo më kot e shtymë mbledhjen, e kishim praktikisht në 12 por me ardhjen e dekretit e shtymë me dy orë për tu njohur me vendimin dhe për të respektuar edhe këtë element hierarkik, KQZ dhe Presidenca të dyja janë organe të pavarura, njëra rrjedh nga Kushtetuta tjetra nga ligji. Zoti Meta me datë 5 nëntor 2018 firmosi dekretin me datën e zgjedhjeve. Sipas nenit 92 pika GJ e kushtetutës presidenti cakton datën e zgjedhjeve. Kjo kompetencë njihet edhe nga nenet 9 dhe 10 të kodit zgjedhor, që detajon se data e zgjedhjeve është caktuar nga dekreti i presidentit.

Sot vetëm 20 ditë përpara ditës së zgjedhjeve presidenti ka vendosur shfuqizimin e dekretit për zhvillimin e zgjedhjeve duke anuluar datën 30 qershor. Ky është një akt administrativ i pavlefshëm, sipas kodit të procedurës administrative. Dekreti i sotëm bie ndesh me nenin 4. Ndërkohë që nxjerrja e dekretit në nëntor është padyshim kompetencë, ai ka në dispozicion të caktojë vetëm një datë por jo të mos caktojë fare një datë zgjedhjesh. Shqipëria është pa një datë zgjedhjesh.

Presidenti me vetëdije refuzon të zbatojë Kushtetutën që e detyron të caktojë datë zgjedhjesh, Nuk është e drejtë është detyrë, që legjislacioni ia ka ngarkuar organit publik. Sipas nenit 1 qeveria është e bazuar në sistem zgjedhjesh të lira të pavarura periodike, pra çdo katër vjet. Shfuqizimi i dekretit që përcakton datën 30 qershor për zgjedhje është shkelje e hapur, duke lënë Shqipërinë pa datë zgjedhjesh.
Në respekt të gjithë sa parashtrova më lart, kolegët do thonë fjalët e tyre vlerësoj që KQZ ka detyrimin të vijojë në organizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor, që sikundër kushtetua e kërkon, zgjedhjet të jenë çdo katër vjet, KQZ ka detyrimin jo të drejtën, nuk e kemi opsion, por detyrimin të vazhdojmë punën për ti çuar shqiptarët, qofshin 2 apo dy milion të shkojnë të votojnë të zgjedhurit e tyre dhe ne kemi detyrimin t’jua mundësojmë. Meqë kryetari u largua, kompetencat e kryetarit i mbeten zv.kryetarit. Mbledhja drejtohet prej meje./ Tiranapost.al.