Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është pritur nga homologu turk Rexhep Taip Erdogan.

Dy presidentët vlerësuan marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

“Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe,”tha Meta.

Ndërsa Meta dhe Erdogan vunë theksin edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.