Sipas asaj që shkruan Gianluca di Marzio, eksperti i merkatos, në faqen e tij në Twitter, Milani duket se ka kthyer sirenat në Gjermani, aty ku në fshehtësi të plotë ka pak ditë që është duke punuar për sulmuesin Ante Rebic, pasi pista Angel Correa ka nisur të zbehet, duke qenë se Atletico Madrid nuk ul pretendimet.

Kështu, Boban dhe Maldini kanë hedhur sytë nga futbollisti i Eintracht Frankfurtit, i cili pëlqehet shumë dhe do të ishte ideali si sulmues i dytë për skemat e Giampaolos.

Milani kishte provuar edhe për Taison e Shakhtar Donetsk por ukrainasit duan 30 mln eurot e klauzolës për prishje kontrate.

Vlera e Rebic është mes 35-40 mln euro, por kuqezinjtë duan të provojnë me formulë huazimi me detyrim blerje.