Leonardo nuk ka ndërmend ta braktisë ëndrrën e quajtur Milinkovic-Savic. Milani do të na provojë luftë për serbin deri në ditën e fundit të merkatos, përderisa Lazio e lejon këtë me një çmim të vendosur për mesfushorin.
Claudio Lotito ka qenë gjithmonë një kockë e vështirë për t’u përballur, por në orët e fundit nuk ka qasje hermetike për rastin: kërkesa shumë të larta po, por jo mbyllje dere.
Kjo është demonstruar, sipas “Tuttosport”, nga një takim në Cortina midis presidentit të Lazios dhe disa përfaqësuesve të Elliott, fondi-pronar i Milanit, që po lëviz për ta ndihmuar Leonardon të kultivojë këtë ëndërr.
Takimi shërbeu mbi të gjitha për një gjë. Lotito përsëriti se dëshironte 120 milionë euro për Milinkoviç-Savic dhe nuk pranoi ndonjë kompensim, shkruan “Telesport”.
Milani kishte ofruar Bonaventura, Montolivo, ose Borini. Asgjë për të bërë realitet një marrëveshje. Për rrjedhojë, rezultati ishte negativ, në kuptimin që nuk kishte hapa përpara në negociata, por presidenti i Lazios vazhdon të ulet në tryezë me Milanin.
Pa harruar plotësisht Juventusin, i cili, më shumë se Real Madridi, vazhdon të mbetet duke vigjëluar.
Milani, para së gjithash, veçanërisht nëse nuk mund të futë homologë, do të duhet të lirojë një thesar ekonomik. Në këtë kuptim, shitjet më atraktive janë ato të Suso dhe Donnarumma, të cilat për momentin nuk duken aq të nxehta.
Propozimi për Lazion është si vijon: huazim shumë i shtrenjtë prej 40 milionë eurosh për serbin dhe e drejta e blerjes së plotë, me 80 milionë euro të tjera.