Leroy Sane po shihet gjithnjë e më shumë si zëvendësuesi i Arjen Robben në Mynih. Ylli i Man.City nuk është aspak i lumtur te “qytetarët”, mbi të gjitha pas një sezoni ku jo gjithnjë ka qenë preferencë e parë e Pep Guardiolës. Mediat britanike shkruajnë se Sane është kthyer në objektin kryesor të Bayern në këtë merkato verë.

Sipas “Mirror”, Bayern ka vendosur kontaktet e para me ish sulmuesin Schalke04, kjo pasi kanë marrë fillimisht leje nga Man.City për të nisur negociatat me lojtarin. Ky lajm i “Mirror” është përforcuar edhe nga mediat gjermane të cilat shkruajnë se Bayern është i gatshëm të bëjë një sakrificë të madhe ekonomike për të rikthyer në gjermani sulmuesin e Man.City.

Me largimin e dyshes së famshme Robben-Ribery, Bayern është i detyruar të futet në merkato për të gjetur një pasues ideal. As drejtuesit e Man.City nuk kanë ndërmend të kthehen në pengesë, Sane ka refuzuar më shumë se një herë rinovimin e kontratës, ky është viti i duhur për ta nxjerrë në merkato për të përfituar sa më shumë para.