Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se do të ngrihen të gjitha kontratat që nuk janë operative. Balluku u shpreh në një deklaratë për mediat se vetëm 96 kontrata për HEC-et janë operative momentalisht.

Balluku u shpreh më tej se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të bashkëpunojë me atë të Mjedisit, për të mos lejuar përsëritjen e situatave të këtij lloji. Ajo tha se sëbashku me ministrin Blendi Klosi do të trajtohet edhe rasti i Gramshit, me synimin për të zhvilluar një platformë diskutimi me banorët.