Aktorja e njohur amerikane Marcia Cross së fundmi ka filluar të postojë në mendian sociale Instagram mesazhe frymëzuese për veten e saj dhe të gjithë ata që po lufojnë në betejën me kancerin. 56- vjeçarja, e njohur për rolin në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara” ka ndarë gjithashtu me ndjekësit një foto të vetën në periudhën post kancer.

“Shumë falenderuese dhe e lumtur që jam gjallë, por pak e mërzitur sepse flokët e mi janë rreth 1 centimetra të gjatë. A ka patur dikush tjetër probleme me rënien e flokëve nga kanceri?

Flisni me mua. Unë ju ndjej.”

Kështu ka shkruar Marcia në postimin në fjalë. Ndjekësit e aktores e kanë mbështetur menjëherë veprimin. Madje disa prej tyre kanë shkruar se nëse ata vetë do të dukeshin aq mirë sa ajo në moshën 56- vjeçare nuk do ta vrisnin kurrësesi mendjen për flokët.