Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar ndaj një statusi të ish-kreut të PD-së për Kukësin, Ibsen Elezi.

“Ehhh ti kërkon të zbusesh luften e klasave or mik?? Po si mund te rri një parti në këmbë pa armiq?? Po ma gjej nje muaj të vetëm nga 12 dhjetori 1990 që nuk ka patur grupe” armiqësore”?

Bashën dhe PD e mban në këmbë vetëm Kaç Islami dhe aleanca me Monen dhe Tit Idrizin o mik, se po qe per te tjere ishte shkrire me kohe.

Pak ndikim kane edhe bijtë e ish hetuesve dhe gjygjtareve të PPSH-së, që janë emëruar në kryesi si dhe ndonjë mutacion i racës njerëzore i graduar në kundërshtim me statutin”, shkruan Murrizi.

Më tej, Murrizi thekson se Basha ka shkelur atë që ai e cilëson si nen i shenjtë i statusit të PD-së, i cili sipas tij mbështetet tek familja, Zoti, atdheu, prona.

Sipas tij, komponentët e këtij neni nuk i plotësojnë pothuajse asnjë nga anëtarët e Kryesisë së sotme të PD-së.

“Në statut kemi votuar një nen të shenjtë ku thuhet që PD mbeshtetet tek Familja, Zoti, Atdheu, Prona.

Meri me radhë 30 antarët e kryesisë se cilin nga komponentët e këtij neni plotesojnë dhe pastaj shkojmë tek analiza.

Partia eshte grupim vullnetar interesash bindjesh dhe idesh, por kurrë bashkim individesh pa moral, pa familje, pa besim në zot,” përfundon komentin e tij Murrizi.