Pas vendimit të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për të marrë masa mbi sigurinë e aeroportit të Rinasit ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Kreu i Shtetit i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza.
Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik.
Më herët, ishte ish presidenti Bujar Nishani i cili i kërkoi Metës të reagojë për vendimin që siguria e Aeroportit të Rinasit të sigurohet nga ushtria në perimetrin e jashtëm. (TemA)