Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e sotme votoi në mënyrë unanime akordimin e 50 mijë eurove për ndihmë nga pasojat e tërmetit në Shqipëri. Kryetari i Prishtinës ka njoftuar në Facebook se do të dërgojnë ekipe të inxhinierëve.

“Po ashtu ekipe tona të inxhinierëve nga komuna dhe NPB do t`i bashkangjiten ekipeve të inxhinierëve të ndërtimtarisë nga Kosova në Shqipëri për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa kolektive e në shkolla në Durrës e rrethinë”. “Falënderojmë të gjithë asambleistët për gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje sipas nevojës”, shkruan ai