Këngëtarja e njohur për publikun Luana Vjollca sapo ka rimarrë vëmendjen e fansave të saj por jo vetëm, pasi ka sjellë në treg këngën e saj më të re.

E ndërsa shikojmë videoklipin, sigurisht ajo që bie në sy është trupi i saj tejet në formë dhe joshës.

Luana, që tashmë duket se po i dedikohet mjaft edhe muzikës, është komentuar gjithnjë për format e saj trupore shumë seksi, si dhe për ndërhyrjet kirurgjikale për përmirësimin e tyre dhe të tipareve në fytyrë.

Për këto të fundit, Luana ka thënë se nuk janë aspak të vërteta dhe se është e gjitha natyrale, por disa kile të shtuara e kanë ndihmuar që të rrumbullakoset, e natyrisht sipas saj edhe palestra.

Mirëpo në një kërkim të thjeshtë, jo më larg se 5 vite, në klipin e këngës së saj “Luanët”, ajo duket ndryshe… me të pasme e gjoks të vogël, e me buzë të holla. Ndryshim ky mjaft i dukshëm me pamjen që bukuroshja ka so, shkruan panorama.

Por përpos të gjithave, ajo që nuk “hidhet poshtë”, është fakti që sot Luana është një ndër femrat më se.ksi.