Çmimet e kripura që Federata Shqiptare e Futbollit vijon të vendosë për ndeshjet e Kombëtares shqiptare, ka sjellë një reagim të ashpër nga ana e sportdashësve.
Edhe pse ndeshja kundër Jordanisë me 10 tetor në “Elbasan Arena” do të jetë thjesht një test miqësor sërish FSHF-ja ka vendosur çmime të larta.
Në profilin e saj në facebook, tifozët kanë “shpërthyer” në kontestime ndaj këtyre çmimeve të papërballueshme.
“Të shkojë Duka me hajnat, bojkot duhet me i ba gjithë tifozat”;
“Asnjë mos të shkoj në stadium. Ne e duam kombëtaret ndërsa këta të FSHF-së duan lekun”, janë disa nga shumë komentet irritiuese të tifozave shqiptar që janë kundër çmimeve të larta që Institucioni i futbollit shqiptar vendos në ndeshjet e Shqipërisë.