Dëshmia e plotë që Marsida Qatja ka dhënë para Oficerit Gjyqësor ku rrëfen gjithçka ndodhi brenda apartamentit të saj të enjten pas mesnate. 30-vjeçarja, thotë se Dritan Haxholli, që mbeti i vd ekur, e ka ng acmuar vazhdimisht dhe se muajin e fundit i shkonte cdo natë poshtë shtëpisë dhe i kërkonte të kryente marr ëdhënie in time me të. Bledari më tha: “Pse nuk më ke thënë më parë, se këtë punë e rregulloj unë”

Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht dëshminë e plotë që Marsida Qatja ka dhënë para Oficerit Gjyqësor ku rrëfen gjithçka ndodhi brenda apartamentit të saj të enjten pas mesnate. 30-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, thotë se Dritan Haxholli, që mbeti i vd ekur, e ka ng acmuar vazhdimisht dhe se muajin e fundit i shkonte cdo natë poshtë shtëpisë dhe i kërkonte të kryente marr ëdhënie intime me të.

“Pavarësisht insistimit të Dritanit, unë e kam refuzuar atë. Kohët e fundit, prej rreth një muaji, Dritani është bërë më shumë i bezdisur ndaj meje, duke më nga cmuar gjithmonë. Dritani pothuajse përditë, rreth orës 23:00 ka ardhur pranë banesës sime duke këmbëngulur që të më takonte dhe që unë ta pranoja atë”, tregon Qatja, teksa shton se më tej ka njoftuar Bledar Toçin, shef i sigurisë në bu rgun e Durrësit i cili edhe pse mbeti i pla gosur me një plu mb në qafë nga Haxholli, është në masë ar resti për vr asjen e 41-vjeçarit.

Pasi e mësoi këtë fakt, Bledari më tha: “Pse nuk më ke thënë më parë, se këtë punë e rregulloj unë” dhe u shpreh duke thënë se sonte do të rrinte vërdallë afër shtëpisë sime. Rreth orës 22:30 Bledari ka ardhur te shtëpia ime, u fut brenda në shtëpi, qëndroi në shtëpi së bashku me mua për rreth 15 minuta dhe doli nga shtëpia dhe më tha “mos u mërzit se do të kthehem përsëri. Desha të theksoj se në momentet që te shtëpia ime ka ardhur Bledari, së bashku me mua në shtëpinë time ka qenë edhe Xhuljo Biturku, të cilin e kam fqinj dhe rri thuajse çdo ditë me mua. Pas pak çastesh që unë isha duke ndenjur në shtëpi së bashku me Bledarin dhe me Xhuljon, te dritarja ka ardhur Dritani, i cili ka go ditur dritaren e kuzhinës me tytën e një au tomatiku që kishte me vete. Në këto momente unë kam ndërhyrë duke folur nga brenda shtëpisë sime dhe i kam thënë Tanit: “Mos bërtit, por hajde brenda”. Në këtë moment Dritani është përgjigjur duke thënë: “Ok, hape derën se po vij”, thotë ajo, teksa shton se Haxholli ka ardhur lart dhe ka thënë: “O Bledar Toçi edhe ti qenke këtu” dhe menjëherë ka që lluar me auto matikun që kishte me vete Bledarin, duke e pla gosur atë në pjesën e sipërme të trupit, i cili ka qenë i ulur në karrige”.

Marsida Qatja ka deklaruar në polici se në këtë skenë të përgja kshme ka qenë i pranishëm edhe djali i saj 2 vjeçar të cilin po e vinte në gjumë në divan.

“Pasi e q ëlloi për së dyti Bledarin, Dritani u drejtua te djali im i vogël, të cilin unë isha duke e vënë në gjumë në divan dhe u shpreh duke m’u drejtuar mua e duke thënë: “Do të vr as edhe djalin tënd”. Dritani e kishte drejtuar auto matikun nga djali im dhe në këto momente Bledari ka që lluar në drejtim të Dritanit me pi stoletë. Menjëherë, nga këto të sht ëna, Dritani ka rënë në tokë, ku edhe gjeti vde kjen. Pas këtij momenti Bledari ka dalë jashtë dhe më tha: “Po iki për në spital”. Ndërsa unë qëndrova në shtëpi së bashku me Xhuljon, ndërkohë që Dritani kishte vd ekur brenda shtëpisë sime. Pasi është larguar Bledari, edhe unë me Xhuljon kemi dalë nga shtëpia në rrugë dhe unë me telefonin tim kam njoftuar policinë“, ka dëshmuar ajo.

Në dëshminë e saj ajo pranon se është përdoruese e lëndëve na rkotike, dhe se atë natë kur ndodhi ngjarja ka pirë ko kainë me Xhuljon, por nga ana tjetër thotë se Bledar Toçi nuk ka konsumuar dr ogë. “Lëndën nar kotike që kam përdorur unë sot nuk e kam blerë unë, unë e kam përdorur atë kur pashë që Xhuljo e kishte vendosur në pjatë“, thotë ajo.