Arturo Vidal duket më afër kalimit të Interit në këto orë të fundit. Kiliani ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme dhe dëshiron të ribashkohet me trajnerin Conte, tani me ngjyrat zikaltër.
Sipas mediave spanjolle agjenti i lojtarit ka arritur një marrëveshje 30-mujore. Kontrata deri në vitin 2022 do të jetë me një pagë 4.5 milion euro plus bonuse deri në qershor, ndërsa në dy sezonet e ardshme ai do të jetë me 6 milion në vit.
Tashmë i takon dy klubeve që të bien dakord për shumën e shitjes së lojtarit. Barcelona kërkon ta shesi me një vlerësim prej 20 milion, ndërsa ihapur është edhe opsioni I huazimit me të drejtë blerje në fund.