Nesër opozita ka planifikuar protestën e radhës në orën 20:00 të mbrëmjes. Kryetari i demokratëve Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi postuan mesazhet dhe ftesat e tyre për shqiptarët që të mblidhen nesër, e ndërsa kryeministri ka postuar një status, më saktë një shprehje të Martin Luther King.
Rama shkruan: Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen. Martin Luther King.