Projekti për digjitalizimin e shërbimeve pritet të nisë në ditën e parë të 2020. Qytetarët do të kenë mundësi të marrin 472 shërbime online, një projekt që sipas kreut të qeverisë do të ulë radhën nëpër sportel dhe do të ndikojë pozitivisht në uljen e korrupsionit në administratë.

Nga data 1 Janar qytetarët do të kenë mundësi të marrin 472 shërbime online duke eliminuar radhët nëpër sportele. Gjatë lançimit të projektit të shërbimeve online për qytetarët në Tech Space, Kryeministri Edi Rama u shpreh se digjitalizimi lehtëson burokracitë dhe ndikon në uljen e nivelit të korrupsioni në administratë.

Në qershor do të hyjë online blloku i dytë i shërbimeve dhe deri në fund të vitit 2020 të gjitha shërbimet do të merren online, përveç atyre që është i domosdoshëm prania fizike e qytetarëve.

Qytetarët do të mund ta ndjekin online në e-albania ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel për të marrë shërbimin në afatin e përcaktuar ligjor.