Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton miratimin e planit sektorial të bareve dhe restoranteve, i hartuar edhe me asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Përmes zbatimit të këtij plani, synohet rritja e përmbushjes vullnetare e tatimpaguesve, si dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi rëndësinë e mbledhjes së detyrimeve tatimore sipas legjislacionit në fuqi” njoftojnë Tatimet.
Plani sektorial i bareve dhe restoranteve do të nisë të zbatohet nga Administrata Tatimore, duke filluar nga data 15 prill dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.