Shkolla 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani” në Ersekë është transformuar rrënjësisht dhe në këtë vit të ri shkollor ka mirëpritur rreth 480 nxënës me mjedise të reja dhe të rikonstruktuara.

Por kjo është vetëm një prej disa shkollave që është rikonstruktuara dhe rindërtuar tërësisht nga qeveria.

Një tjetër shkollë që ka pësuar transformim të plotë dhe ofron kushte më të mira për nxënësit këtë vit të ri shkollor, është edhe shkolla 9-vjeçare “Ramiz Kadiu” në Bejn, Klos. E transformuar rrënjësisht për vitin e ri shkollor, investimet në këtë shkollë u kryen në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes në Arsim.

Me qëllim ndryshimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për nxënësit, qeveria rikonstruktoi 58 shkolla në të gjithë vendin. E tillë është edhe shkolla shkolla 9-vjeçare Podgorie në Korçë e cila në këtë vit të ri mësimor ka mirëpritur me ambiente tërësisht të transformuara rreth 355 nxënës.