U ankuat nga vapa e madhe? Këtë javë do “t’ju vijë shpirti në vend”, sepse temperaturat do të bien dhe do të freskohet në gjithë Shqipërinë.

Në këtë javë të nxehtë politike, do të ketë re, temperature më të ulta, rrjeshje shiu dhe tek tuk breshër në gjithë vendin.

Të dhënat i jep Shërbimi Meteorologjik për pesë ditët në vazhdim, duke filluar nga e hëna deri në të premte. “Hera herës do të ketë rreshje shiu, shoqëruar në formën e shrëngatave me breshër të izoluar” thuhet në njoftimin e ShMU .

Njoftimi i plotë

Në ditët e para të kësaj jave, rol do të luaj paqëndrueshmëria në vend. Moti do të karakterizohet nga kthjellime e zhvillime vranësirash. Përkohësisht, vranësirat do të shoqërohen nga reshje shiu, hera herës të formës së shtrëngatave me breshër të izoluar. Kjo paqendrueshmëri do të sjellë rënie të lehta të temperaturave maksimale si në tabelë.

Mot me diell, si dhe me rritje temperaturash parashikohet prej ditës së Mërkurë.

Era do të fryjë kryesisht nga Veriperëndimi, hera-herës e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë.