Një ditë pas largimit të Drejtorit të Policisë dhe zëvendësimit të tij nga Niko Brahimaj, në Shkodër është shkarkuar edhe shefi i Komisariatit. Kështu, Vasil Çela largohet nga kjo detyrë dhe pritet të zëvendësohet nga Lorenc Meta.

Këto ndryshime në Policinë e Qarkut Shkodër vijnë pas vrasjeve të një pas njëshme për larje hesapesh mes disa grupeve. Ndryshimet në kupolën e policisë janë interpretuar nga ministri Lleshaj si një impuls i ri për zbardhjen e ngjarjeve.