Tre ditë më parë reperi i njohur Noizy publikoi këngën e tij më të re të titulluar “Nuk kan besu”. Kënga u prit mjaft mirë dhe menjëherë u kthye në super hit që kapi 1.6 milionë klikime për një kohë të shkurtër.
Siç duket kënga është pëlqyer shumë edhe në Greqi dhe deri tani është në vend të 2 si më e dëgjuara në vendin fqinjë. Këtë lajm Noizy e ka publikuar në Instastory dhe madje ka thumbuar edhe këngëtarin e njohur grek Snik i cili renditet në vend të 1.
“Hajde re Sniku bëhu gati të zbresësh në vend të dytë. Sniku në vend të parë, por jo për shumë gjatë”, ka shkruar me shaka Noizy duke etiketuar edhe këngëtarin në fjalë.