Nëpërmjet një postimi në Twitter Kryeministri i vendit, Edi Rama ka thënë se nuk bën vaki që të bëhen shpime naftëkërkuese në Parkun Kombëtar të Zagorisë. Kryeministri gjithashtu është shprehur se ky park është shpallur në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive natyrore.

Postimi i plotë: Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki.