Elvis Pupa është një nga aktorët komikë më të njohur në vendin tonë.
Me thjeshtësinë dhe origjinalitetin që e karakterizon, ka ditur të ruajë simpatinë e publikut edhe pas largimit nga “Portokallia”.
Por së fundmi aktori i ka habitur të gjithë me ndryshimin e tij në look.
Elvisi ka treguar nëpërmjet ‘Instagram-it’ se 4 muaj më parë ka kryer një transplant për flokët dhe sot duket se ja ka vlejtur.
Flokët e tij janë më të dendur dhe sigurisht që i japin një pamje tjetër.
Aktori i njohur ka publikuar foton dhe përkrah saj ka shkruar:
“Ju përshëndes me flokët e rinj. Kaq leshra s’kam pasur kurrë në jetë. Edhe kur isha fëmijë më mbaronte balli 6 minuta pasi kaloje vetullat”.
Më pas ai ka treguar me shaka se ky transplant i flokëve i ka kushtuar shumë, por ai duket shumë i kënaqur me rezultatin.
Komentet për aktorin ishin të shumta por ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte komenti i graus së tij Belinës e cila i shkruan me me humor : “Bobo ishim rehat. Duhen dy pasqyra në shtëpi tani”.