Maurizio Sarri nuk pendohet pse e la Cristiano Ronaldon në shtëpi, në fitoren e Juventusit 3:1 kundër Atalantas të shtunën në Serie A.
Juve fitoi në Bergamo falë golave nga Gonzalo Higuain dy herë dhe Paulo Dybala një herë, edhe pse nuk bëri paraqitje bindëse dhe vuajti shumë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, transmeton Gazeta Express.
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, vendosi ta pushojë Ronaldon, duke mos dashur ta rrezikojë për shkak të një shqetësimi që e ka me gjurin.
Sarri – i pushtoi ballinat kur e largoi Ronaldon nga loja shumë herët në derbi kundër Milanit javë më parë – shpreson se do ta ketë plotësisht të gatshëm portugezin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.
“Shpresoj se ai do të kthehet për Ligën e Kampionëve të martën. Ai e ka një problem të vogël, i cili mbi të gjitha po ndikon në stërvitjet e tij; po e ka të vështirë të stërvitë vazhdimisht”, tha Sarri.
“Jam i lumtur që e kam pushuar”, shtoi Sarri.