Ditët e nxehta me diell siç duket po u vjen fundi, pasi do të kemi prezent reshje dhe temperatura të ulëta.

Sipas meteorologëve, problem do të jetë era e fortë, ndërsa pas së ditës së martë, temperaturat do të pësojnë rritje graduale dhe do të kapin vlerën e 30 gradëve.

Kështu ditët e ngrohta dhe me diell do të zgjasin deri të dielën. Ndërsa, java e ardhshme do të nisë me temperatura të ulëta dhe rebeshe. Meteorologia, Lajda Porja thotë se problem do të jetë edhe era e fortë.

“Duke filluar nga java tjetër ne presim të kemi sërish zhvillim të vranësirave ditën e hënë sidomos në orët e pasdites, ku do të ketë reshje shiu. Shirat do të jenë sërish në formë rrebeshesh, shtrëngatash, hërë pas herë të shoqëruara edhe me stuhi afatshkurtra ere”, tha Porja.