Nxitja e prodhimit vendas vijon të jetë prioritet i modelit dhe politikave ekonomike të qeverisë.

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato vizitoi sot një kompani shqiptare të themeluar prej tashmë 20 vitesh, e cila pas zhvillimit të aktivitetit tregtar, çeli dhe zgjeroi planin e biznesit drejt prodhimit të tubave elektrik fleksibël dhe të ngurtë, instalime elektrike si dhe fibra optike.

Qato u shpreh se “ende prodhuesit vendas përballen me problematika, trajtimi i të cilave na motivon për të qenë sa më afër dhe konkret në ndihmë të tyre”.

Gjatë takimit u prekën çështje që ndikojnë ecurinë dhe rritjen e këtij sektori, ndërsa Ministrja shprehu edhe njëherë gatishmërinë për t’ju përgjigjur nevojave të sipërmarrjes në çdo çast.