Observatori Europian i Krimit dhe Sigurisë (EU-CS) i ka kushtuar një artikull zhvillimit të bandave shqiptare të drogës në mbarë botën dhe impaktin negativ që ka kjo për çeljen e negociatave me BE.
Sipas EU-CS, organizatata kriminale shqiptare janë shumë aktive në trafikun e drogës. Përveç prodhimi të brendshëm, tani ata kanë hapur dhe rrugë të rëndësishme nga Amerika Jugut, bazuar në raporte të shumta ndërkombëtare.
“Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha marijuane sidomos në Europë, e është vend tranzit për heroinën dhe kokainën afgane, duke shërbyer si portë hyrëse për shpërndarjen e heroinës në Europë,” shkruante Departamenti Amerikan i Shteti në një raport në mars të këtij viti.
Shqipëria është regjistruar në hartën globale të drogës dhe dallohet si vend prodhues dhe shpërndarës. Një raport botëror i drogës në vitin 2017 nga Kombet e Bashkuara nxjerr prova konkrete për përfshirjen e grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogës në Europë.
Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit (NCA) thotë se kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare është domethënës. “Londra është baza e tyre kryesore, megjithatë ata janë shpërndarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.
Por si pastrohen paratë e drogës në Shqipëri? “Open Society” raporton se sektori i nddërtimit është kryesori, për të vazhduar më pas me kazinotë apo pikat e basteve.
Aktivitetet e botës kriminale shqiptare kërcënojnë jo vetëm policinë ndërkombëtare dhe vëzhguesit e brendshëm në vend. Këshilli Europian vendosi të shtyjë bisedimet për çeljen e negociatave për vitin tjetër. Pra, përpjekjet për ndalimin e krimit në Shqipëri nuk kanë qenë të mjaftueshme.
Qeverisë shqiptare do t’i duhet të punojë nga tani e deri në mesin e vitit 2019 për të bindur Këshillin Europian të hapë negociatat. Deri në atë datë, premtimi “do luftojmë krimin e drogën pa mëshirë” i bërë nga Rama në vitin 2013 duhet të prodhojë rezultate konkrete.