Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur për publikun i cili u bë i njohur me rolin e ‘Kimikatit’ në Portokalli.

Tani atë e shohim në BE Coffee një projekt tjetër i ndjekur nga shqiptarët. I ftuar në ‘Thumb’, Olsi Bylyku ka zbuluar dhe paksa nga jeta e tij private.

Ai ka treguar se është në një lidhje dhe shumë i lumtur. Për momentin po i gëzohen dashurisë së tyre, por fejesa dhe martesa nuk janë ende në planet e tyre. I pyetur nëse e dashura është xheloze ai përgjigjet: ‘Është xheloze por në nivelet e duhura.’