Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër status në rrjetet sociale për nismën e fundit të qeverisë, paketën anti-shpifje. Ai thotë se barrën e provës e ka akuzuesi.
Postimi i Kryeministrit:
“Ti duhet të faktosh pse është shpifje”! Autori i kësaj thënie të ditës quhet Analist (Shpifës me pagesë) .Pra, ky paguhet për të shpifur e unë duhet të provoj që Shpifësi shpif! JO! Barrën e provës e ka akuzuesi, prandaj shpifësat do ftohen në gjyq të sjellin prova ose të paguajnë.