Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) po ndërmerr takime informuese me të gjithë bizneset, në rrethe të ndryshme të vendit, për të prezantuar ndryshmet në Paketën Fiskale 2019. DPT njofton se, kalendari i takimeve është konceptuar për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë bizneseve sipas shtrirjes së tyre gjeografike.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka angazhuar ekspertët e saj më të mirë në të gjithë vendin, me synim ofrimin e asistencës dhe informimin sa më të gjerë në lidhje me ndryshimet e Paketës Fiskale 2019. Çdo subjekt i interesuar për të marrë pjesë në këto takime mund të kontaktojë paraprakisht me Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve.