Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka publikuar një video ku tregon sesi është transformuar konvikti i vajzave në Universitetin “Ismail Qemali”, në Vlorë. Kreu i qeverisë tha se së shpejti do të fillojë gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.

“MIRËMËNGJES? nga puna që vijon në kantieret e Paktit për Universitetin, Ju uroj një ditë të mbarë me konviktin e vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës?”, shkruan Rama.