Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh në të gjithë vendin.
Mjegull e mjegullinë lokale në orët e mëngjesit. Era do të fryjë nga Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 2-20 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare do të ketë erë me intensitet dhe rrahje deri në 30 m/s, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë në detet Adriatik e Jon me lartësi vale 2.8-3.8 metra.